AL | EN | MK

Ksamili, kjo perlë e bregdetit të Jonit

Ksamili është fshat i vogël bregdetar në jug të Shqipërisë. Ndodhet në jug të qytetit të Sarandës, në dalje të rrugës për në Butrint dhe është pjesë e Rrethit të Sarandës është një nga vendpushimet bregdetare më të frekuentuara, nga turistët vendas dhe të huaj.

Pozita gjeografike, plazhet me ujë të pastër kristali, ishujt dhe afërsia e tij me vendbanimin arkeologjik të Butrintit dhe afërsia me qytetin e Sarandës e bën Ksamilin njërin ndër vendet më të preferuara për pushim nga ana e turistëve vendas dhe të huaj ne revierën joniane.

Green House ju ofron akomodim dhe mundësi për ta shijuar maksimalisht bukuritë dhe kënaqësinë që ofron Ksamili. Plazhi i Pulëbardhës, plazhi Bora bora, plazhi Pasqyrat, të njohura për bukuritë e tyre, janë arsye më shumë për të na vizituar. Ju mirëpresim!